Partia Reformuese e Kryeministrit të Estonisë Kaja Kallas duket se ka siguruar vendin e parë në zgjedhjet parlamentare.
Nëse konfirmohet, kjo do të thotë se Talini do të mbajë një nga qeveritë më të vendosura pro-ukrainase në Evropë.
Estonia, në jug të Finlandës, ndan një kufi me Rusinë.
Rezultatet paraprake treguan partinë konservatore EKRE në vendin e dytë, me 15.7% kundrejt 32% për grupimin liberal të zonjës Kallas.
Reforma fitoi zgjedhjet në 2019, por u mbajt jashtë pushtetit pasi tre parti më të vogla formuan një qeveri.
Ajo administratë u shemb në vitin 2021, duke i lejuar zonjës Kallas, 45 vjeç, të krijojë një koalicion të ri dhe të marrë përgjegjësinë.