Zgjedhjet parlamentare, Balla: Dobësia e kundërshtarit, nuk duhet të na vetëkënaqë

schedule12:34 - 11 Shtator, 2020

schedule 12:34 - 11 Shtator, 2020

“Dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë”, kështu shkruan përmes një postimi në facebook, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në postimin e tij Balla sjell në vëmendje edhe një herë Asamblenë Socialiste të Elbasanit, mbledhur pak ditë më parë në kuadër të të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021.

“Ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se një pjesë e shqiptarëve na shohin si e keqja më e vogël, por shumica e shqiptarëve na beson ne si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian” shkruan ndër të tjera Balla.

Postimi i plotë:

Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, mora pjesë në Asamblenë Socialiste të Elbasanit.

“Dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se një pjesë e shqiptarëve na shohin si e keqja më e vogël, por shumica e shqiptarëve na beson ne si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian.

Qasja jonë në qeverisje ka gjithmonë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.

N.D./abcnews.al