Një shqiptar që jeton në Gjermani është bërë aplikanti i parë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Prej mesnatës së të shtunës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hapur rubrikën e aplikimit dhe harta përfshinë jo vetëm vende nga Europia.
“Faqen e internetit të KQZ mund ta aksesojnë si nga kompjuterë dhe nga telefonat. Çdo votues nga jashtë shkon tek faqja e KQZ dhe është rubrika votues nga jashtë, në aplikacionin “PER”. Votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit, aty ka një buton ndihmë që i jep mundësi votuesit edhe duke pyetur direkt, apo të telefonojë një operator të KQZ, të komunikojë nëpërmjet whatssap apo të dërgojë email, KQZ. Nga dje deri sot janë 397 kërkesa të paraqitura, 97 nga Italia, 81 nga Gjermania, 51 nga Britania, 23 nga SHBA, 18 nga Suedia, 14 kërkesa nga Franca, 11 kërkesa nga Austria, 9 nga Holanda, 8 nga Zvicra, 5 nga Spanja, 3 nga Malta, 2 nga Australia, 36 nga Greqia, 10 nga Kanadaja, 6 nga Belgjika, 5 nga Finlanda, 4 nga Norvegjia, 2 nga Rumania, 2 nga Danimarka, 2 nga Irlanda, 1 nga Luksemburgu, 1 nga Hungaria, 1 nga Zambia, 1 nga Rusia, 1 nga Sllovakia, 1 nga Katari, 1 nga Qipro, 1 nga Emiratet e Bashkuara Arabe”.
Deri në orën 14:30 numri i shqiptarëve që kanë aplikuar është mbi 800 persona nga vende të ndryshime të botës. Lista kryesohej prej aplkimeve të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Itali, e ndjekur nga Gjermania.
“Mund të regjistrohen përmes platformës PER, duke aksesuar nga faqja e KQZ ose aplikacioni KQZ. Kur shkon të rubrika votues nga jashtë, aty do tu shfaqen tre butona, një fton për tu futur në PER, tjetri ka të dhënat për regjistrimin dhe butoni 3 nëse ka nevojë për më shumë sqarime”.
Aplikimet mbyllen më 4 mars dhe brenda kësaj kohe, aplikimi mund të përsëritet shumë herë në rast dështimi, deri në miratimin e saj nga KQZ.
“Deri në 4 mars ata mund të riaplikojnë sa herë të duan. Nëse kërkesa u refuzohet për çfarë do lloj arsye, mund ta riparaqesë kërkesën sa herë të dëshirojë deri më 4 mars. Ata që kanë probleme me regjistrimin, mund të kërkojnë ndihmë nga KQZ përmes telefonatës, por është me pagesë, ose komunikim në WhtasApp, email ose në dispozicion të tyre është vendosur një chatbot që u përgjigjet për të gjitha pikëpyetjet që kanë”.
Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është ngritur tashmë i gjithë sistemi i nevojshëm, për të vlerësuar kërkesat për regjistrim dhe për t’i miratuar ato, ndërsa po afrohet data 11 maj, për të votuar në fletën e votimit, që secilit do ti shkojë me post, në adresën që deklaron./abcnews.al