Sot hapet procesi i regjistrimit të diasporës, për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për herë të parë në këto zgjedhje emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë nga shteti ku punojnë dhe jetojnë.
Regjistrimi i emigranteve nis sot dhe do te mbyllet në datën 4 mars. Çdo emigrant I interesuar duhet te regjistrohet në hapësirën përkatëse te faqes online te Komisionit qendror te zgjedhjeve apo dhe përmes aplikacionit përkatës që mund të shkarkohet në çdo telefon celular apo tablet.
Emigranti duhet të krijojë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni, ose një email, si dhe të dhënat personale, ditëlindja, vendlindja, numri personal.
Gjate regjistrimit personi po ashtu duhet te tregoje fytyrën e tij përpara kamerës se pajisjes nga ku po aplikon, dhe kjo behet për të shmangur votimet përmes personave të tjerë.
Emigranti duhet të dërgojë një kërkesë me një dokument identifikimi shqiptar. Pasaporta ose karta e identitetit pranohen edhe nëse ju ka skaduar afati. Po ashtu emigranti do te deklaroje adresën e banimit, ku do ti shkoje me poste fleta e votimit, të cilën gjithashtu do ta ktheje me poste ne KQZ.
Brenda 5 ditësh nga momenti i regjistrimit, KQZ do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. Në rast refuzimi, ai do të informohet për çfarë ka bërë gabim, dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri.
/abcnews.al/