Zgjedhjet në veri të Kosovës/ KQZ: Asnjë problem, morën pjesë 3.47% e votuesve

schedule20:00 - 23 Prill, 2023

schedule 20:00 - 23 Prill, 2023

Në orën 19:00, përfundoi procezi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se në këto zgjedhje votuan 1.567 qytetarë ose 3.47 për qind.

Kreu i KQZ-së, Kreshni Radoniçi tha se procesi është zhvilluar pa asnjë problem dhe se rezultatet e para pritet të publikohen në ueb-faqen e saj pas orës 20:00.

Ata votuan për të zgjedhur katër kryetarë të rinj në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale në Leposaviç dhe Zveçan.

Kjo është dalja në zgjedhje, sipas komunave:

Leposaviç: 141 votues apo 1.06 për qind

Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind

Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind

Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!