Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Ballkan” në abc të gazetares, Linda Karadaku, e ka cilësuar të nxituar dhe të rrezikshëm vendimin e Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, për të zhvilluar zgjedhje në 18 dhjetor në Veri të Kosovës.
Sipas Haradinajt të zhvillosh zgjedhje në këtë situatë ku ndodhemi është një precedent i rrezikshëm dhe i frikshëm.
Ai tha se askush nuk ka të drejtë të trysnojë qytetarët qytetarët serbë në këtë moment. Ndërsa tha se partia që ai drejton nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Ndërkohë kryeministri Haradinaj i pyetur nga gazetarja Karadaku dhe detaje dhe për projektin franko-gjerman.
Nga ajo që ka parë dhe është njohur, Haradinaj tha se në këtë dokument bëhet fjalë për njohje reciproke të dy vendeve.