Pak ditë para zgjedhjeve për drejtuesit e rinj te arsimit të lartë, Arben Prendi pedagog edhe drejtues i Asamblesë Akademike të Universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës iu është drejtuar kandidatëve me një letër te hapur.
Ai bën apel për nxjerrjen e këtij institucioni nga kriza. Prendi i tha Abc News se universiteti i Shkodrës është kushte të mbijetesës.
“Në këtë moment universiteti jonë si shumë të tjerë publikë është në krizë, por nga ky moment mund të ketë një dritë në fund të tunelit, nuk është momenti me heq përgjegjësi, por me marrë masat e duhura”, është shprehur Prendi.
Si drejtues i asamblesë akademike, Prendi propozon masa radikale për ndryshimin: sistem llogaridhënie, bashkëpunim ne senat dhe ruatjes së autonomisë se universitetit.
“Ajo ç’ka kam nënvizuar, në këtë koment ka të bëjë me faktin që Drejtuesit e ri të universitetit duhet të kenë në qendër të vëmendjes ruajtjen e programeve të studimit dhe autonomise se universitetit”, ka thënë ndër të tjera ai.
Për kërkim shkencor as nuk mund te flitet ne “Luigj Gurakuqi”….ato kërkojnë para.
“Në Buxhetin e universitetit ekziston një buxhet, por ne s’kemi përfituar asgjë nga ky fond”, ka thënë ndër të tjera ai.
Sipas drejtuesve të këtij në këtë situatë universitetin e kanë sjellë
ngritja e mesatares për pranim, mungesa e komunikimit rektorat staf pedagogjik dhe ndërhyrjet e Ministrisë./abcnews.al