Zgjedhjet në Turqi, opozita zgjedh kandidatin që do të sfidojë Erdoganin

schedule21:18 - 6 Mars, 2023

schedule 21:18 - 6 Mars, 2023

Udhëheqësi i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu është emëruar si sfiduesi kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet presidenciale.

Dalja e tij si kandidat erdhi pas disa ditë bisedimesh mes forcave opozitare, shkruan Al Jazeera.

“Tryeza jonë është tryeza e paqes. Qëllimi ynë i vetëm është ta çojmë vendin në ditë prosperiteti, paqeje dhe gëzimi”, tha Kilicdaroglu, kryetar i Partisë Popullore Republikane (CHP).

Kreu i partisë së dytë më të madhe në vend do të synojë të mposhtë presidentin më 14 maj. Opozita ka dështuar në votimet e mëparshme kombëtare të paraqesë një sfidë serioze për Erdoganin, i cili ka qenë në pushtet për dy dekada./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!