Zgjedhjet në SHBA, Trump: Gjykata e Lartë shkeli Kushtetutën

schedule17:40 - 6 Nëntor, 2020

schedule 17:40 - 6 Nëntor, 2020

Ndërsa rivali i tij Joe Biden vijon të jetë në avantazh, Donald Trump ka bërë sërish një deklaratë lidhur me zgjedhjet dhe procesin e tyre.

Ky reagim i Trump vjen ndërkohë që u përmbys rezultati në Pensilvani, ku Biden kaloi kaloi para tij. Trump thotë se Filadelfia ka histori të keqe me integritetin e zgjedhjeve. Ai ka akuzuar Gjykatën e Lartë pasi sipas tij kanë shkelur kushtetutën e SHBA-ve dhe pret që çështja të zgjidhet në atë Supreme

“Gjykata e Lartë e Shtetit  shkeli në mënyrë flagrante  Kushtetutën. Philadelpiha e ka treguar veten në një mënyrë të tmerrshme të paligjshme, dhe…shpresojmë se kjo do të korrigjohet në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, këto votat e ardhura pas Ditës së Zgjedhjeve janë të paligjshme, pikërisht ajo që Presidenti ka thënë. Gjykata e Lartë, në rrethana të jashtëzakonshme, … ka qenë në gjendje të marrë vendime brenda pak ditësh. ” Ken Starr, ish-Këshilltar i Pavarur @Varneyco-“,  ka shkruar Trump mes të tjerash.

Në SHBA, vazhdon numërimi i votave, për zgjdhjen e presidentit. Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214. Ndërkohë deri më tani është zbuluar rezultati i 95% të votave në Pensilvani, ku në epërsi është Joe Biden. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!