Zgjedhjet në SHBA/ “SkyNews”: Përpjekja e fundit e demokratëve për të rritur pjesëmarrjen

schedule22:18 - 5 Nëntor, 2024

schedule 22:18 - 5 Nëntor, 2024

Edhe pse dita e zgjedhjeve ka pasur një angazhim të madh të qytetarëve, sërish inkurajohen që të shkojnë në qendrat e votimit në Filadelfia veriperëndimore.

Allie Dettlebach tregon se  ka udhëtuar nga Universiteti Yale për t’u bërë vullnetare me Demokratët e Pensilvanisë.

Me origjinë nga Cleveland, Ohio, 21-vjeçarja thotë se erdhi në Pensilvani sepse është “e vështirë për kandidatët të fitojnë nëse nuk janë të suksesshëm këtu”, ka thënë ajo për skynews.

Ajo beson se Amerika “meriton më mirë” se Donald Trump dhe se sipas saj Kamala Harris do të jetë ajo që do të sjellë “ndryshim brezash”.

Po ashtu dhjetëra vullnetarë duke i çuar votuesit drejt qendrave të votimit.

Një tjetër qytetarë thotë se ka votuar “por jo për demokratët”. Allie thotë se kërkimi ka qenë një mjet efektiv sepse i ndihmon votuesit të jenë të angazhuar politikisht.

“Ata vlerësojnë se kjo është një fushatë po përpiqet të krijojë kontakte me ta.”

Por ka edhe nga ata persona që refuzojnë të votojnë. Anketat tregojnë se demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada.

Fituesi i zgjedhjeve e fillon mandatin katërvjeçar në janar të vitit 2025.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!