Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së (2001-2009), Dick Cheney, një republikan i përjetshëm, deklaroi se do të votojë për kandidaten demokrate, zv/presidenten në detyrë Kamala Harris dhe kundër kandidatit të partisë së tij.
“Atij nuk mund t’i besohet kurrë më pushteti”, thuhej në deklaratë.
“Si qytetarë, secili prej nesh e ka për detyrë ta vendosë vendin tonë mbi partishmërinë për të mbrojtur Kushtetutën tonë.
Kjo është arsyeja pse unë do të votoj për zëvendëspresidenten Kamala Harris”.
Ditën e djeshme u publikua lajmi i deklaratës së vajzës së tij, ish-senatores së Uajoming, Liz Cheney, e cila gjithashtu u shpreh se do votonte kundër Donald Trump, pasi ai paraqiste rrezik për SHBA-të dhe se vota e saj do shkonte për Harris.
Cheney ishte sulmuar nga Trump edhe në librin e ri “Save America”, si një funksionare që kërkonte favore të shpeshta.
Ashtu si vajza e tij, Dick Cheney ka qenë hapur kritik ndaj ish-presidentit Donald Trump. Dje Dick Cheney, i cili përpara se të punonte së bashku me Bush Junior kishte qenë gjithashtu ministër i lartë i mbrojtjes i Bushit (babait) midis 1989 dhe 1993 lëshoi një deklaratë në të cilën ai konfirmoi mbështetjen e tij për Harris, megjithatë u interpretua pothuajse tërësisht si kundërshtim ndaj Trump.
/abcnews.al