Zgjedhjet në SHBA/ Ilir Demalia: Këto janë zgjedhjet më të ashpra, ja shteti që do përcaktojë fituesin

schedule21:43 - 4 Nëntor, 2024

schedule 21:43 - 4 Nëntor, 2024

SHBA– Qytetarët amerikanë shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, numri i votave në nivel kombëtar nuk përcakton se cili kandidat do të fitojë Shtëpinë e Bardhë.

Fjalën e fundit e ka Kolegji Zgjedhor apo e thënë ndryshe çelësi për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë e ka ky organ, ku pjesë e të cilit janë 538 elektorë, të shpërndarë në të 50 shtetet amerikane.

Analisti Ilir Demalia, i ftuar në emisionin “360 Gradë” me gazetarin Artur Zheji tha se këto zgjedhje janë më të ashprat, që janë parë ndonjëherë në SHBA, të paktën në aspektin e retorikës.

Gjithsesi, Demaliaj u shpreh se jeta sociale në SHBA vijon normalisht, pavarësisht klimës elektorale. Në këto zgjedhje shtoi ai vihet re një shtim i qytetarëve, që presin në radhë për të votuar për të preferuarin e tyre.

“Këto janë nga zgjedhjet më të ashpra dhe më të ndara amerikane, domethënë gjysmë për gjysmë  dhe një ashpërsi të madhe nga ana e retorikës. Sa i përket jetës vijon normalisht. Si asnjëherë tjetër janë të gjithë në radhë për të votuar dhe kur dalin shumë për votim, shkojnë në krahun e demokratëve, pasi demokratët kanë qenë indiferentë për të shkuar në votim”, tha ai.

Sipas tij, shteti, i cili do të zgjidhë “nyjën gordiane” dhe do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë është Pensilvania.

“Zgjedhje ne shtatë shtete janë pothuajse janë aty aty. Në votën popullore janë demokratët, është Kamala Harris. Ajo që do ndajë nyjën Gordiane është Pensilvania. Trump dukshëm thotë se nuk do ta pranojë nëse do jetë humbës, kurse Kamala Harris tha se do ta pranonte nëse është humbëse”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!