I ndërguari special për Kosovën dhe Serbinë nga Administrata Trump, Richard Grenell, ka thënë se ka siguruar mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve në Detroit.
Grenell përmes njëpostimi në Twitter, shkryan se përfaqësues të bizneseve dhe liderëve religjioz ia kanë bërë të qartë se do e votojnë kandidatin republikan, Donald Trump.
“Në Detroit, duke biseduar me përfaqësues të bizneseve dhe krerë fetar shqiptar. Ata ma bënë të qartë se shqiptaro-amerikanët do e votojnë @realdonaldtrump”, ka thënë Grenell.
Zgjedhjet në SHBA do mbahen më 3 nëntor, ku përveç Donald Trump, do kandidojë edhe Joe Biden, i cili momentalisht po prin në sondazhet e realizuara nga mediumet amerikane.
I dërguari amerikan i ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve edhe gjatë ditës së djeshme për të votuar për Donald Trump në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.
“Donald Trump ka punuar shumë për paqen në Ballkan, për normalizimin ekonomik. Ai i ka kushtuar vëmendje një zone ku ne e dimë që Barack Obama dhe Joe Biden nuk arritën ta bënin, ” k thënë ndër të tjera Grenell.
Grenell gjithashtu shtoi se Trump ka punuar shumë për ta siguruar votën tuaj dhe e kupton që rajoni ka nevojë për normalitet kur bëhet fjalë për përparimin ekonomik.e.su./abcnews.al