Zgjedhjet në Serbi/ Nazarko: Në funksion të dialogut është më mirë Vuçiç se çdo alternativë tjetër

schedule16:44 - 17 Nëntor, 2023

schedule 16:44 - 17 Nëntor, 2023

Analisti Mentor Nazarko thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do t’i fitojë zgjedhjet që do të zhvillohen më 17 dhjetor në Serbi, duke iu referuar sondazheve.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Nazarko u shpreh se në funksion të dialogut, Vuçiç mbetet alternativë më e mirë.

“Është e sigurt që Vuçiçi sipas sondazhit do t’i fitojë këto zgjedhje. Unë mendoj që në funksion të dialogut është më mirë Vuçiçi se çdo alternativë tjetër, se alternativat e tjera madje kanë qendrime dhe më të ashpra se sa ai. Ndoshta në këto zgjedhje, ku ka dhe votime për bashkitë në një pjesë të tyre, mund të kemi fitore të opozitës ta zëmë në Beograd, por kjo nuk ndryshon asgjë. Dialogut i duhen njerëz të cilët marrin në kurriz detyrime të vështira dhe kanë fuqi elektorale për t’i realizuar ato”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!