Putin, referendum popullor për veten/ Rusi, mbahen zgjedhjet presidenciale

schedule07:20 - 15 Mars, 2024

schedule 07:20 - 15 Mars, 2024

Nisin zyrtarisht zgjedhjet presidenciale në Rusi. Qendat e votimit u hapën në orën 8:00 të mëngjesit të kësaj të premteje dhe ato pritet të mbyllen në orën 20 të së dielës. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve presidenciale në Rusi qytetarët do të kenë tre ditë kohë për të votuar dhe gjithashtu mundësinë për të shprehur vullnetin  e tyre politik nëpërmjet votes online .

Eshtë e qartë së ketë zgjedhje kanë vetëm një fitues, presidentin Aktual të vendit Vladimir Putin. Tre kandidatët e tjerë të legjitimuar nga Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve në Rusi vijnë nga parti pro-krelminit që nuk kanë kritkuar kurrë qasjen e Putinit dhe mënyrën sesi ai ka ushtruar pushtetin e tij.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale në Rusi që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës dhe që prej vrasjes së Alexei Navalny-t, Liderit opozitar Rus që u vra në qelinë e Kolonisë Penale muajin e shkuar, atje ku po vuante dënimin me 19 vite burg për ekstremizëm.

Drejt kutive të votimit për zgjedhjet presidenciale nuk po shkojnë vetëm qytetarët që jetojnë në territorin Rus por edhe qytetarët Ukrainas që jetojnë në territoret e vendeve të tyre të pushtuara nga Moska në Luhansk, Donjeck, Kherson dhe Zaporizhia.

Për Vladimir Putin më zhumë se sa zgjedhje presidenciale ky është një referendum popullor nëpërmjet të cilit ai kërkon ti tregojë botës se gëzon mbështetjen e popullit të tij për çdo veprim që ka marrë dhe mbi të gjitha për nisjen e luftës në Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022.

Në këto zgjedhje presidenciale të Rusisë nuk ka vëzhgues ndërkombëtar, ata nuk kanë marrë një ftesë nga Moska ndërsa në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 OSBE ohdir në raportin përfundimtar kishte theksuar parregullsi të mëdha në procesin zgjedhor ku përfshiheshin edhe nxjerrja me dhunë e qytetarëve për të votuar.

Vladimir Putin i cili mban rolin e Presidentit që prej vitit 1999 kërkon të marrë mandatin e tij të 5-të ndërsa ai është lideri më jetgjatë i Kremlinit që nga diktatori Joseph Stalin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!