Kutitë e para të votimit të zgjedhjeve të zhvilluara këtë të diel për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, kanë mbërritur në KZAZ, ku pritet që të fillojë edhe numërimi i votave.
Sot morën pjesë më shumë qytetarë rrogozhinas në votime se më 14 maj.
Në orët e para të mëngjesit ka pasur incident me fotografimin e fletës së votimit, ku për këtë ka reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku u bë thirrje që persona të paautorizuar të qëndrojnë larg qendrave të votimit.
Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 18:00 ka pasur 1102 votues më shumë, krahasuar me pjesëmarrjen e përgjithshme më 14 maj në këtë bashki./abcnews.al