Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Zgjedhjet në PS nga 21 marsi deri më 30 qershor”/ Klosi: Synojmë zgjerimin e partisë, fokus të rinjtë

schedule10:28 - 21 Mars, 2026

schedule 10:28 - 21 Mars, 2026

Partia Socialiste ka nisur këtë të shtunë procesin e riorganizimit të strukturave të saj, në kuadër të Asamblesë së mbajtur në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i Partia Socialiste, Blendi Klosi, bëri të ditur se zgjedhjet e brendshme do të zhvillohen në periudhën 21 mars – 30 qershor, të ndara në disa faza të qarta organizative, duke nisur nga analiza e strukturave ekzistuese e deri te konstituimi i organeve lokale. Krahas këtij procesi, ai theksoi edhe objektivin për zgjerimin e anëtarësisë, me synimin minimal për shtimin e katër anëtarëve të rinj në çdo strukturë.

“Zgjedhjet e strukturave të partisë do të zhvillohet në periudhën kohore nga 21 marsi deri në 30 qershor. Kjo periudhë do të jetë e ndarë në disa segmente. Nga sot deri më 6 prill do të jetë njohja dhe analiza e çdo organizate. Nga 16 prilli deri më 13 maj do të mbahen zgjedhjen në organizatat sociale. Nga 16 maji në 12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë në bashki dhe pas 12 qershorit deri më 30 qershor do të bëhet konstituimi i organeve tona lokale. Detyra e dytë, është shtimi i anëtarësisë, minimalisht katër anëtarë, dy shoqe dhe dy shokë”, tha Klosi.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!