Zgjedhjet në Poloni, partitë opozitare sigurojnë 54% të votave

schedule14:55 - 17 Tetor, 2023

schedule 14:55 - 17 Tetor, 2023

Partia në pushtet e Polonisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën, por nuk ka shumicën për të formuar një qeveri.

Bazuar në 100 për qind të votave të numëruara, PiS, një parti nacionaliste, konservatore, fitoi 35.38 % të votave, ndërsa Koalicioni Qytetar liberal (KO) i opozitës i ish-kryeministrit Donald Tusk doli i dyti me 30.70%.

Partia centriste fitoi 14.40% të votave dhe e “Majta e Re” 8.61%.

Pjesëmarrja në votime arriti një rekord prej 73%, duke tejkaluar 63% në zgjedhjet e vitit 1989 që shkaktuan rënien e sistemit komunist në Poloni.

Partia Ligj dhe Drejtësi e Jaroslaë Kaczynskit është akuzuar për gërryerje të sundimit të ligjit në Poloni duke marrë kontrollin e gjyqësorit në një mënyrë që ka shkelur vetë Kushtetutën e vendit.

Partia politizoi institucionet shtetërore, si median shtetërore, të cilat i përdori si mjet propagande në favor të politikave të saj dhe duke minuar kundërshtarët e saj.

Suksesi i Tusk, sipas mediave ndërkombëtare, është edhe më i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se media shtetërore në Poloni e portretizoi atë gjatë fushatës zgjedhore si një mbrojtës të Gjermanisë dhe Rusisë, një pretendim i pabazuar që i dha atij edhe më shumë mbështetje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!