“Zgjedhjet në PD, maskaradë elektorale”, Gjanaj i përgjigjet Nishanit: Mos e ke ngatërruar me 25 prillin

schedule13:49 - 13 Qershor, 2021

schedule 13:49 - 13 Qershor, 2021

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike Jemin Gjana bëri të ditur se deri në orën 13.00 kanë votuar për kreun e ri të partisë 23,536 anëtarë. Pra, deri më tani kanë votuar 31 për qind e demokratëve me të drejtë vote.

Siç bëri të ditur Gjana, procesi ka vijuar normalisht ndërsa shtoi se mund të jetë bërë ndonjë zëvendësim vëzhguesish. Ndërsa, i pyetur nga gazetarët për akuzat e bëra për parregullsi, Gjana tha se janë përpjekur që të mos krijojnë asnjë problem për vëzhguesit.

Sa i përket deklaratave të Nishanit që i cilësoi zgjedhjet si “maskaradë elektorale”, Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD pyeti “mos e ka ngatërruar me 25 prillin”. s.b/abcnews.al/