Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Sela: Do t’i japim fund monizmit 18 vjeçar tek shqiptarët

schedule21:41 - 15 Korrik, 2020

schedule 21:41 - 15 Korrik, 2020

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit mbyllet zyrtarisht në orën 21:00.

Ndërkohë, në një intervistë për emisionin “Ballkan “ me gazetaren Linda Karadaku, Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, ka deklaruar se do t’i japin fund monizmit 18 vjeçar tek shqiptarët.

“Pritshmëritë janë që ne si Aleancë dhe Alternativa në koalicion bashkë të sjellim ndryshimin e shumëpritur, me fjalë të tjera ti japim fund këtij monizmi 18 vjecar kur me shqiptarët në Maqedoni udhëheq vetëm një subject politik…Pritjet tona janë që do të kemi fitore të thellë dhe besoj që diferenca do të jetë dy e më tepër deputetë në favor të Aleancës për shqiptarët”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!