Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sa ishte pjesëmarrja deri në orën 17:00

schedule18:13 - 17 Tetor, 2021

schedule 18:13 - 17 Tetor, 2021

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, deri në orën 17:00 kanë votuar 41.38% e votuesve.

Deri tani procesi i votimit po shkon qetë, ndërsa në disa vendvotime ka pasur probleme me pajisjes për identifikimin e gjurmëve të gishtit.

Siç raportojnë mediat vendase, në Gjevjeli ka më së shumti dalje me 52.9%, ndërsa më pas vjen Vallandova me 52.34%, Bogdanci me 48.65%. procesi i votimit mbyllet në orën 19:00.