Deputeti i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, deklaroi të mërkurën se opozita nuk do të lejojë zvarritjen e zgjedhjeve. Ai konfirmoi se ata do të dorëzojnë në kuvend nismën që Kuvendi të shpërndahet më 12 prill.
“Sot do të dorëzojmë iniciativën që Kuvenda të shpërndahet më 12 prill. Këtë e bëjmë pas deklaratave të Zoran Zaevit se me mos miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, mund të zvarris shpërndarjen e Kuvendit. VMRO nuk i ik ligjit për Prokurori Publike por atij i shmanget Zoran Zaevi që ti ikë përgjegjësisë para ligjit. Ftojmë edhe partitë tjera ta mbështesin iniciativën tonë”, deklaroi Micevski.
Nga ana tjeter kryetari i LSDM-së, ish-kryeministri Zoran Zaev kërkon miratimin e ligjit për prokurorinë publike dhe disa ligje të tjera para se të shpërndahet parlamenti.
Ish-kryeministri ka deklaruar se parlamenti nuk mund të shpërndahet pa u miratuar një sërë ligjesh për të cilat është rënë dakord dhe për të cilat kërkohen dy të tretat e votave./abcnews.al

