Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi/ Ilir Kulla: Çfarë ndodh nëse Vuçiç humbet Beogradin

schedule22:12 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 22:12 - 8 Dhjetor, 2023

Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut vendosi që të propozojë Talat Xhaferin për kryeministër, para zgjedhjeve të pritshme në pranverë.

Xhaferi aktualisht është kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Ai pritet ta marrë detyrën e kryeministrit më 28 janar të vitit 2024.

Ky vendim vjen si rezultat i marrëveshjes së njohur si “Marrëveshja e Përzhinës” për vendosjen e një qeverie teknike 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC, foli për situatën politike dhe zgjedhjet që pritet të mbahen më 8 maj në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë bisedës në studio, Kulla tha se Talat Xhaferri është emri i vendosur që të jetë kryeministri i ardhshëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Kryeministri i ardhshëm që do të jetë shqiptar është Talat Xhaferi dhe sulmi nga Rusia nuk paska qenë i rastësishëm”, ka thënë Kulla.

Më tej u ndal tek situata politikë në Serbi, duke thënë që nëse në zgjedhjet e ardhshme, nëse Vuçiç humbet Beogradit, do të përballet edhe me fundit e tij politik.

“Çështja është që nëse Vuçiçi humbet Beogradin ky është edhe fillimi i fundit të Vuçiçit. Në Serbi funksionon kështu. Vuçiçi ka opozitën më ekstreme se të gjitha opozitat. Ata janë më anti-perëndim dhe më anti Kosovë. Këtë gjë po ua thotë perëndimorëve, por i dështuan të gjitha nismat politike që shtyu përpara, Open Balkan, apo sulmi në Banjskë. Tani alternativa më e mirë është një koalicion me Daçiçin. Pra është një mundësi që Rusia të forcohet akoma më shumë në Serbi. Forcimi i Rusisë do të thotë forcim të Rusisë edhe në Bosnjë, pra Republika Srpska. Në Serbi edhe këtë herë lojën do ta luajë Kisha Serbe e cila është shumë e njohur për lidhjet me Rusinë. Fatkeqësisht lajmet nga lufta në Ukrainë nuk janë të mira. Mendoj që do të bëjë koalicion me Daçiçin për të mos humbur zgjedhjet”, shtoi më tej Kulla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!