Kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoan Zaev pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet lokale ka dhënë dorëheqjen.
Në një panel analistësh këtë të hënë në ABC Live, me gazetaren Juli Xhokaxhi është diskutuar në lidhje me vendimin e kryeministrit Zaev.
Diplomati Arben Çejku, është shprehur se vendimi i Zaev është i duhuri për të mbrojtur imazhin e partisë së tij.
Çejku ndër të tjera ka theksuar se Zaev është një lider i cili ka arritur shumë marrëveshje duke lënë gjurmë në p;olitikën maqedonase, dhe ajo që e karakterizo atë sipas tij është fakti që përballë sfidave ai bën hapa pas.
“Zaev i ka dhenë fund karrierës së tij politike, nën udhëheqjen e tij ai ka lënë gjurmë. Zaev me këtë rezultat nuk shikon më perspektiv për ringritje, imazhi i tij është dëmtuar dhe do i duhej shumë kohë për ta rikthyer. Duke qëndruar në krye të partisë nuk do të ngrinte imazhin e tij. do të rrezikonte partinë. Ai ka lënë shumë gjurmë dhe patjetër që ka dhe zhgënjim nga partnerët shqiptarë ku nuk e ka marrë votën e shqiptarëve. Por ka një ngërç mes LSDM dhe BDI së Ahmetit. Zaev është në sfidë dialogu me Bullgarinë, dhe ai kur ka një sfidë bën një hap pas, siç bëri në rastin kur BE nuk i dha dritën jeshile për negociatat ai e futi vendin në zgjedhjet e parakohshme.
Është hapur një kapitull i ri në politikën maqedonase, pasi shqiptarët nuk synojnë vetëm votat e shqiptarëve. Zaev edhe këtë herë nuk i ka bërë llogaritë siç duhet me partinë e Ali Ahmetin, i cili ka humbur Tetovën dhe Gostivarin, por sërish është fitues dhe po përcjell të gjithë krerët e Maqedonisë.
Ashtu siç Zaev e lexoi negativisht humbjen, edhe BDI duhet ta lexojë ashtu pasi është një moment reflektimi, pasi rikandidimi i disa figurave që nuk kanë çfarë të japin më i kushtoi shumë asaj. Humbja në Tetovë dhe në Gostivar nuk duhet të ndodhnin. Unë besoj se Ahmeti do të ndërmarrë hapa për të parë figura të reja në qeverisje”, është shprehur ndër të tjera ai.
Ndërkohë analisti, Seladin Xhezairi ka theksuar se veprimi i Zaev tregon guximin e tij si kryeministër përballë opozitës.
Sipas tij në këto zgjedhje dhe partitë shqiptare kanë pësuar ulje ngritje ndaj për këtë duhet që të bëhet një analizë e përgjithshme.
“Një dorëheqje që tregon sensin e guximshëm të kryeministrit përballë fitores së opozitës. Ndërsa në taborin e politikës shqiptarët tashmë ka mbaruar dhe duhet të pritet rezultati përfundimtar për të bërë dhe analizën e pozicionit të tyre.
Këto ishin zgjedhjet e para lokale që nuk pat tensione të karakterit etnik, dhe kjo ishte meritë e kreut të VMRO-DPMNE ku ja doli që të bëjë aleancë me dy parti të aleancës shqiptare.
Një element shtesë ai në deklaratën që bëri gjatë pranimit të disfatës dhe pohoi dhe foli për para të mëdha të shpërndara nga opozita, ku akuzoi për para të ardhura nga jashtë dhe nga bizneset por ngelet për të parë raportin e ditëve të ardhshme në lidhje me një gjë të tillë.
Në këto zgjedhje partitë shqiptare mund të ketë marr diçka më shumë sesa e meriton, dhe dikush mund të ketë humbur më shumë ngase e priste është çështje diskutimi”, ka thënë Xhezairi.
Ndërsa analisti nga Kosova, Ardjan Arifaj ka deklaruar se nga zgjedhjet lokale të Maqedonisë , e rëndësishme është që të shikohet raporti demokratik dhe fakti që nuk duhet të shikohet interesi personal.
“Ajo që na intereson dhe ne jashtë Maqedonisë është sesa arrijnë është më mirë pasi mund të kemi më shumë demokraci dhe alternativa të mira. Nuk duhet që të shikojnë interesin personal por të asaj se çfarë përfaqësojnë”, është shprehur Arifi./abcnews.al