Zgjedhjet në Malin e Zi, shqiptarët më indiferentë: Dalin shifrat nga pjesëmarrja

schedule15:48 - 30 Gusht, 2020

schedule 15:48 - 30 Gusht, 2020

Në Malin e Zi po mbahen sot zgjedhjet parlamentare në të cilat marrin pjesë 6 koalicione dhe 5 parti politike.

Sipas raportimeve të mediave vendase, deri në orën 13.00 të pasdites, në qendrat e votimit u paraqitën 51.5 për qind të votuesve.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje është shumë herë më e lartë se në Parlamentaret e mbajtura në vitin 2016.

Mirëpo, ndryshe nga malazezët, shqiptarët nuk e kanë shprehur na masivitet vullnetin e tyre me votë, shkruan abcnews.al.

LEXO EDHE: Parlamentaret në Malin e Zi, mbi 51.5% e votuesve u paraqitën në qendrat e votimit deri në orën 13.00

Gazetarja Linda Karadaku raporton për Abc News se numri i votuesve në zonat ku banojnë shqiptarët është më i ulët. Deri  më tani rezulton: Ulqini 37 përqind, Gucia 26 përqind, Plava 40 përqind.

Më 3 mars, në zgjedhjet lokale në Tuz kanë votuar 7800 vpersona. Ndërsa sot deri në oren 14:00 në Tuz kanë votuar vetëm 3600. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!