Zgjedhjet në Malin e Zi, Karadaku: Surprizë vendi i dytë, ja kur jepet rezultati final

schedule23:33 - 19 Mars, 2023

schedule 23:33 - 19 Mars, 2023

 

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku në një lidhje direkte nga Podgorica është shprehur se numërimi i votave vazhdon dhe se rezultati final do të jepet nesër në orën 10:00.

Ajo shtoi se surprizë në këto zgjedhje është vendi i dytë, i cili zihet nga Jakov Millatovic, një politikan i ri, por në ngjitje në politikën malazeze.

Millatovic ka dalë i dyti pas Gjukanovic me 29%, ndërsa ai që pritej të ishte kandidati kryesor i Gjukanovic, Mandic ka dalë i tretë.

Të dy kandidadët që do të masin forcat në raundin e dytë me 4 prill janë të dy pro-perëndimor dhe kjo tregon shumë në lidhje me të ardhmen dhe integrimin e Malin të Zi, tha Karadaku.

“Nesër në orën 10:00 do të shpallen zyrtarisht rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Nuk është edhe aq surprizë që Milo Gjukanovic, presidenti që kërkon mandatin e 3, është ai që ka marrë më shumë vota nga të dhënat paraprake, duke shkuar deri në 35%.

Surpriza që siç e paralajmëruat ju është Jakov Millatovic, i Evropa Tani që ka qenë një ministër i ekonomisë.

Është ai që  ka dalë i dytë me gati 29%, Andrija Mandic, që konsiderohej rivali kryesor i Gjukanovic renditet i treti, me 19%.

Fitorja e Milatovic, është arritja e konkurrimit kaq denjësisht me Gjukanovic dhe nga shtatë kandidatë të dalësh i dytë dhe të shkosh në balotazh në raundin tjetër më 4 prill është diçka e jashtëzakonshme, që në fakt është paralajmëruar. Edhe pse është një politikan i ri, rezultat  në zgjedhjet në Podgoricë konfirmuan që ai është një yll në ngjitje në politikën malazeze.

Kemi folur me të rinj malazezë dhe i kemi pyetur se pse ata kanë votuar për Millatovic, dhe përgjigja e tyre ishte se ai ka afruar rritje rrogash dhe zhvillim ekonomik.

Në raundin e dytë është me rëndësi se si do të koalicianohen këta dy që kanë mbetur, kush do të rreshtohen me njërën palë dhe kush me tjetrën.

Sot kanë votuar rreth 500 mijë qytetar malazezë, në fjalën e tij Gjukanovic ka thënë se në këto 14 ditë duhet të punohet shumë për fitimin e mandatit të tretë.

Zgjedhjet sot treguan se populli malazez ka përkrahur dy kandidatë që janë pro – perëndimor dhe kjo tregon shumë për integrimin e këtij shteti”,  u shpreh Linda Karadaku.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!