Zgjedhjet në Malin e Zi/ ABC News në Podgoricë: Si paraqitet situata në qendrat e votimit, kjo është partia favorite

schedule11:23 - 11 Qershor, 2023

schedule 11:23 - 11 Qershor, 2023

Sot në Malin e Zi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjashtat që nga rivendosja e pavarësisë së vendit në një referendum në vitin 2006.

Votimi ka nisur që në orën 07:00 dhe deri tani nuk raportohen incidente të mëdha. Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku ndodhet në një shkollë në Podgoricë, e cila shërben si qendër votimi. Ajo thotë se pjesëmarrja është e ulët në krahasim me zgjedhjet presidenciale, pra me raundin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sakaq, Karadaku thekson se sipas sondazheve partia favorite është Evropa Tani, e ndjekur nga Partia Demokratike Socialiste.

“Sot janë më shumë se gjysmë milioni qytetarë që votojnë në këto zgjedhje.

Deri tani votimi është shumë i qete dhe shqetësim këtu ku jemi nuk ka. Na kanë thënë që pjesëmarrja është e ulët në krahasim me zgjedhjet presidenciale, pra me raundin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ka pasur disa njoftime, por jo të rëndësishme që të prekin procesin zgjedhor për fotografim vote apo parregullësi të vogla, si ndërprerje rryme ndoshta për 20-25 min, por nuk konsiderohen të rëndësishme.

Partia favorite deri tani është Evropa Tani, e cila pritet të fitojë 29%, por ka analistë këtu në Malin e Zi që e nxjerrin më shumë se kaq. Ndërkohë, e dyta, sipas sondazheve, renditet Partia Demokratike Socialiste”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!