Zgjedhjet në Mal të Zi/ Nazarko: Ja çfarë e rrëzoi Milo Gjukanoviçin nga pushteti

schedule21:04 - 6 Prill, 2023

schedule 21:04 - 6 Prill, 2023

Analisti Mentor Nazarko thotë se Milo Gjukanoviçin, e rrëzoi nga pushteti, pakënaqësia e qytetarëve në Mal të Zi për situatën ekonomike.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Nazarko u shpreh se këtë fakt, Gjukanoviçit ia përmendi edhe rivali i tij i cili fitoi zgjedhjet, Jakov Milatoviç.

“Ajo çfarë e rrëzoi Milo Gjukanoviçin, në fakt është më e madhe se fuqia e serbëve apo e kishës serbe. Është pakënaqësia ekonomike, pakënaqësia popullore për mënyrën sesi është qeverisur vendi. Do duhet ta pranojmë që në 30 vjet, Gjukanoviçi ka bërë edhe gabime. Pakënaqësia ekonomike e asaj pjese të ish-federatës që jetonte mirë, jetonte relativisht mirë, natyrisht jo si sllovenët, por ama jetonte mirë. Është një argument i fuqishëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!