Në Kroaci një ditë më parë janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme, ku rezultatet paraprake tregojnë se partia HDZ fitoi 71 vende, ndërsa koalicioni Restart, i udhëhequr nga SDP, fitoi 45 vende.
Forca e tretë në Parlament është Lëvizja atdhetare me 16 ulëse, dhe e katërta Most me 4 vende. Koalicioni i majtë i gjelbër i udhëhequr nga Platforma “Ne mundemi” fitoi gjithashtu katër ulëse, transmeton agjencia kroate e lajmeve HINA.
Koalicioni Strip i udhëhequr nga Partia Smart, Reformistët dhe HNS fituan secila nga një mandat.
Rezultatet paraprake janë raportuar nga 22,95 % vendvotimeve të proceduara, në të cilat votuan 13.31 % e qytetarëve./abcnews.al