Zgjedhjet në Kosovë, Podgorica: KQZ mund të bëhet barrierë për kandidimin e Albin Kurtit

schedule10:14 - 18 Janar, 2021

schedule 10:14 - 18 Janar, 2021

Analisti Gëzim Podgorica komentoi situatën politike në Kosovë dhe zgjedhjet që pritet të mbahen me 14 Shkurt. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është e qartë për faktin se Albin Kurti do të jetë në krye të listës për zgjedhjet, analisti tha se fati i tij mund të privohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak se siç tha ai, vazhdon të jetë e ndikuar politikisht.

“Logjika të çon se ngjarje që ka ndodhur tre vite më parë dhe është interpretuar me ligjet e kohës pai ka ndryshuar legjislacioni nuk e përjashton Albin Kurtin dhe të tjerët nga kandidimi. Varet se si ta interpretojë KQZ por kam ide se kjo vazhdon të jetë e ngarkuar politikisht në Kosovë dhe ka shumë mundësi që mund të bëhet barrierë, por presioni ndaj saj do të jetë shumë i madh sepse e shikojnë që gjërat po shikojnë.

Nuk është më dirigjenti politik që luante në skenë dhe jashtë saj, gurët e shahut dhe binin qeveritë njëra pas tjetrës. Me këtë ndryshim që ka ndodhur në Kosovë apo që pritet të ndodhë, dbesoj se dhe KQZ-ja duhet t’i shmanget me kujdes interpretimeve politike sepse në këtë rast më shumë kemi një interpretim politik se sa ligjor.“, u shpreh Podgorica. /abcnews.al