Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi në konferencën e parë për media të KQZ-së tha se të gjitha qendrat e vendvotimit në tërë Kosovën janë hapur në kohë.
Elezi u shpreh se deri më tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi. Zëdhënësi i KQZ ftoi qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Me qëllim informimin e qytetarëve, KQZ do të mbajë disa konferenca. E radhës është në ora 11:30, 15:30 dhe 19:30. /abcnews.al/