Dritan Goxhaj në emisionin “360 Gradë”, në ABC News, foli për zgjedhjet në Kosovë dhe fitoren e Albin Kurtit.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se në këto zgjedhje, si parti ka humbur 25 % të votave.
“Kurti si proces politik ka humbur. Si parti ka humbur 25 % të votave. Albin Kurti ka pasur rënie të thellë, në krahasim me partitë e tjera. Në qeverisje, mendoj që nuk e bën dot qeverinë. Deri tani i vetmi që ka folur është Ramush Haradinaj, i cili ka thënë partitë e opozitës do të bëjnë koalicion më vete, por ende partitë e tjera nuk janë shprehur”, tha ai.
Nga ana e tij eksperti i Gjeopolitikës, Lutfi Bilali, tha se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë tregon një krizë politike.
“Duhet të pranojmë që ka dalë partia e parë. Mendoj që ka humbur referendumin. Rezultati në Kosovë tregon që kemi hyrë në një krizë politike”, tha ai.
/abcnews.al/