Zgjedhjet në Gjermani, për herë të parë në parlament dy transgjinore

schedule13:21 - 27 Shtator, 2021

schedule 13:21 - 27 Shtator, 2021

Për herë të parë në historinë  e politikës, në parlamentin gjerman do të jenë dy transgjinore të cilat fituan mandatin e tyre në zgjedhjet e së dielës.

Dy politikanet Tessa Ganserer dhe Nuke Slavik, janë nga Partia e Gjelbër e cila doli e treta  në zgjedhje, duke rritur numrin e tyre të votave në 14.8% nga 8.9% në 2017. Partia pritet të luajë një rol kyç në formimin e një qeverie koalicioni trepalësh..

Prioriteti kryesor i Ganserer, që ka qenë zgjedhur në qeverisjen vendore të Bavarisë në 2013, është të lehtësojë procesin e miratimit të ndryshimit të gjinisë të përcaktuar në dokumentet zyrtare.

Ndër të tjera, Ganserer, që  ka dy djem, dëshiron ndryshime në ligj në mënyrë që nënat homoseksuale të adoptojnë fëmijë.

Ndërsa nga ana tjetër 27 vjeçarja Slavik deklaroi se rezultati i saj i zgjedhjeve dukej “i pabesueshëm”.

Slavik ka bërë thirrje për një plan veprimi kombëtar kundër homofobisë dhe transfobisë, një ligj që garanton të drejtën për vetëvendosje dhe përmirësime në legjislacionin federal kundër diskriminimit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!