Konservatorët e bllokut CDU/CSU, të cilët fituan shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Gjermani, kanë nisur këtë të premte bisedimet me socialdemokratët e Olaf Scholz që pësuan një disfatë historike në këto zgjedhje për formimin e një koalicioni të mundshëm qeveritar.
Kreu i Unionit Kristian Demokrat (CDU), Friedrich Merz, i cili do të bëhet kancelari i ri i ekonomisë më të madhe të Eurozonës kishte deklaruar më herët se donte të formonte një qeveri deri në Pashkë, më 20 prill, por socialdemokratët theksuan disa mosmarrëveshje rreth formimit të “koalicionit të madh” të tyre të pestë. Nëntë përfaqësues nga secila palë po takohen këtë të premte në mbledhjen e parë, përmbajtja e të ciliës nuk do të bëhet e ditur sepse palët kanë arritur marrëveshje për konfidencialiteti.
Olaf Scholz kancelari aktual Gjerman nga partia e Social Demokrateve që pësoi një humbje historike në zgjedhjet e 23 shkurtit kishte deklaruar se partia e tij nuk do të kishte koalicion me Fridirich Mez. Nga ana ai që pritet të jetë Kancelari I Ri I Gjermanisë kishte përjashtuar mundësinë për koalicion me AFD , partinë e të djathtës ekstreme të Alice Widel e cila doli e dyta në këto zgjedhje dhe shtoi elektoratin e saj me 50%.
Negociatat për koaicion mes CDU-CSU dhe Social Demokratëve është hapi I parë që Fridriz Merz po merr për formimin e qeverisë së re të vendit, për të siguruar shumicën prej 316 deputetësh që I duhet në bundestagun Gjerman me 630 ulëse.Deri në formimin e qeverisë së re të vendit negociatat mes partive mund të zgjasin disa muaj.
Në nisje të kësaj jave, kancelari I Ardhshëm Gjerman Fridrich Merz dekaloi se Bota po pret qeverinë e re të vendit pasi gjërat po lëvizin me shpejtësi. Gjermania po përballet me trazira të mëdha duke nisur që nga recesioni e deri tek rreziku I luftës tregtare me SHBA, pasi pozicioni i Washingtonit si aletat historik i perëndimit ka ndryshur me ardhjen në pushtet të Donald Trump./abcnews.al

