Zgjedhjet në Gjeorgji, SHBA bën thirrje për hetim mbi raportet e parregullsive

schedule07:25 - 28 Tetor, 2024

schedule 07:25 - 28 Tetor, 2024

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken bën thirrje për një hetim mbi raportet për parregullsi të procesit zgjedhor në Gjeorgji.

“Ne inkurajojmë liderët politikë të Gjeorgjisë që të respektojnë sundimin e ligjit, të shfuqizojnë legjislacionin që minon liritë themelore dhe bashkërisht të adresojnë parregullsitë në procesin zgjedhor”, tha kreu i diplomacisë amerikane.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë ka njoftuar se partia pro-ruse në pushtet fitoi zgjedhjet parlamentare me një përqindje prej 54% .

Nga ana tjetër, Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabishvili njoftoi të dielën se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, duke pretenduar se vendi i saj ishte viktimë e një “operacioni special” nga Rusia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!