Sekretari i Partisë Socialiste (PS) të Francës, Olivier Faure, tha sot se Fronti i Ri Popullor (NFP), koalicioni i majtë që fitoi dje raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, do të propozojë kandidatin e tij për kryeministër gjatë osë në fund të javës.
Faure beson se rezultatet e zgjedhjeve treguan se NFP është “alternativa e vetme e besueshme”
Socialistët e Faure janë një nga partitë e krahut të majtë që përbëjnë Frontin e Ri Popullor (NFP), aleanca që fitoi më shumë vende por jo shumicë të plotë në zgjedhjet parlamentare të së dielës./abcnews.al