97 kuti të Peqinit dhe Gramshit do të hapen për të verifikuar materialet zgjedhore.
Rinumërimi i fletëve te votimit nuk do të bëhet për efekt rezultati por për tu krahasuar nësë ka mospërputhje me procesverbalet.
Hapja e këtyre kutive për dy kzaz e qarkut të Elbasanit u bë me kërkesë të dy anëtarëve të PD në Kas, pas pretendimeve të demokratëve për fenomenin e trenit bullgar, i cili është rrëzuar si nga policia ashtu edhe KQZ.
Por deklaratat e fundit të këtij institucioni, duket se I kanë dhënë një tjetër alibi demokratëve për të akuzuar kundërshtarët për manipulim.
Në 12 qershor ka pasur një komunikim tjetër sipas së cilës KQZ nuk do paguajë operatorin postar DHL në asnjë rast kur mungon nënshkrimi apo kur ka vetëm një vizë dhe një pikë. Kostoja për marrjen e një zarfi dhe dërgimin është 37.5 euro. Nëse KQZ ka bërë një vlerësim paraprak që do të kursejë 2 mln euro a do të thotë që ka një vlerësim që të paktën që në 53 mijë raste mungon nënshkrimi i zgjedhësit?
Të enjten, Kqz, refuzoi të bëjë të plotë pagesën prej 9.2 milionë euro të DHL për shpërndarjen e fletëve të votimit, duke kërkuar fatura të detajuara për cdo shtet bashkë me një kopje të firmave të emigrantëve që kanë tërhequr zarfet.