Rinumërimi i votave të 11 majit në qarqet Tiranë dhe Fier do të nisë në fillim të javës tjetër dhe pritet të zgjasë 18-20 ditë.
Kryekomisioneri Celibashi tha se ky proces do të kryhet tek Pallati Sportit “Fahrije Hoti” në Tiranë. Celibashi shtoi se KQZ nuk do të kërkojë asnjë fond shtesë për këtë proces.
Gazetari Andon Kello tha për ABC News se tashmë pritet një proces rinumërimi edhe më i gjatë, ndërsa nënvizoi se KQZ paralajmëroi se mbyllja e procesit mund të marrë kohë deri në javën e dytë të gushtit.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pritet të shqyrtojë kërkesën për rinumërim për Beratin, Vlorën dhe Durrësin.
/abcnews.al/