Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga PD, Amarildo për Bashkinë e Cërrikut teksa ushtroi të drejtën e votës, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë. Sipas tij bashkia nuk është politikë, por detyrë.
“U bëj thirrje qytetarëve të Cërrikut që të votojnë masivisht, sepse është e drejtë ligjore që të votojnë dhe të shprehin mendimin e tyre. Kushdo qoftë fituesi, uroj që t’i shërbejë Cërrikut sepse bashkia nuk është politikë, por është shërbim. Shpresoj që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë”, tha Amarildo Hoxha.

