Zgjedhjet në Brazil, Bolsonaro dhe Lula do të përballen me balotazh

schedule08:28 - 3 Tetor, 2022

schedule 08:28 - 3 Tetor, 2022

Krahu i majtë, Luis Inacio Lula da Silva, është në avantazh me një diferencë shumë të vogël nga sa kishin parashikuar sondazhet, në përballjen e tij me presidentin Jair Bolsonaro në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Brazil, sipas BBC.

Zgjedhjet e Brazilit po shkojnë në një raund të dytë në të cilin krahu i majtë Luiz Inacio Lula da Silva do të përballet me presidentin aktual të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Lula kishte fituar 48% kundrejt 43% të Bolsonaros, një rezultat shumë më i afërt se sa kishin sugjeruar sondazhet. Por Lula nuk arriti më shumë se 50% të votave të vlefshme të nevojshme për të parandaluar balotazhin.

Votuesit tani kanë katër javë për të vendosur se cili nga të dy duhet të udhëheqë Brazilin. Për Lulën, i cili nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e 2018 sepse ishte në burg pasi u dënua për akuza korrupsioni, kjo nënkupton  një rikthim të jashtëzakonshëm.

Votimi, në të cilin morën pjesë 156 milionë qytetarë, u zhvillua pa incidente serioze në vendin më të madh të Amerikës Latine. Jair Bolsonaro ka kërcënuar vazhdimisht se nuk do ta njohë rezultatin nëse humbet dhe i frikësohet dhunës.

Më shumë se 500,000 anëtarë të forcave të zbatimit të ligjit u mobilizuan për të garantuar sigurinë e raundit të parë të zgjedhjeve, i cili u ndoq nga dhjetëra vëzhgues të huaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!