Zgjedhjet në 6 bashki, Tabaku: PS do përdorë pushtetin, PD do jetë në këmbë për rezultat maksimal

schedule13:32 - 21 Janar, 2022

schedule 13:32 - 21 Janar, 2022

Partitë politike i kanë ndezur motorët për organizimin e zgjedhjeve e pjesshme lokale në 6 bashki. Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku në një intervistë në Abc Live e pyetur në lidhje me rezultatin që pret tha se në kushte normale PD s’do kishte asnjë problem për të fituar.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit Tabaku tha se ka një pikëpyetje mbi mënyrën si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Megjithatë prerazi ajo theksoi se PD do jetë në këmbë për të siguruar rezultat maksimal.

“Duhet të jenë në më shumë se 6 bashki zgjedhjet. Persona me rekorde kriminale PS kishte edhe më shumë. Tregon një akuzë që e kemi përsëritur me vite. Rama ka bërë aleancë dhe me krimin. Kjo tregon degradim të pushtetit. Më 25 prill PD ka pasur proces të jashtëzakonshëm të zgjedhjes së kandidatëve. U bë veting i kandidaturave.

Në kushte normale PD s’do kishte hezitim që 6 bashkitë krahas kandidaturave kandidaturat me më integritet s’do kishin dyshim. Referuar zgjedhjeve të 25 prillit ka pikëpyetje të madhe për zgjedhjet në Shqipëri. Përdorimi i të dhënave personale, fondet e rindërtimi. Do vazhdojnë ta përdorin pushtetin. PD do jetë në këmbë për të siguruar maksimum të rezultatit”, tha Tabaku.

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta dekretoi  mbajtjen më 6 mars të zgjedhjeve vendore në 6 bashki të vendit të mbetura pa kryetar.

Zgjedhjet do të zhvillohen në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Ndonëse në shumicën e tyre, këto bashki ishin prej shumë kohësh, pa një kryetar të zgjedhur, presidenti Meta priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, për të dekretuar votimet e reja.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita nuk mori pjesë, duke i bojkotuar ato. Ripërsëritja e tyre mund të jetë një mundësi e mirë që dhe ajo të ketë përfaqësuesit e saj në pushtetin vendor, të paktën në këto 6 bashki ku Shkodra, Durrësi por dhe Lushnja janë ndër më të mëdhatë e vendit. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!