Zgjedhjet/ Minxhozi: “Dimër i nxehtë” për SPAK, partitë mund të jenë të prekshme

schedule13:36 - 9 Janar, 2025

schedule 13:36 - 9 Janar, 2025

Analisti, Skënder Minxhozi ka komentoi edhe zhvillimet e fundit politike në vend. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Minxhozi u shpreh se drejtësia e re ka goditur edhe majtas edhe djathtas, duke ndryshuar tashmë edhe perceptimin tek publiku, duke u bërë më i besueshëm si institucion. Lidhur me paraqitjen e Berishës në SPAK, si edhe marrjen të pyetje të ish-presidentit Meta si person nën hetim, Minxhozi shtoi se SPAK tashmë nuk “po lexon kalendarin politik”, por ka funksionuar ndryshme duke treguar se kushdo është i prekshëm.

“Po shohim se si majtas dhe djathtas, SPAK nuk po lexon kalendarin politik para se të marrë një vendim, ndryshe nga çfarë thonë palët. Ky dimër është mjaft i nxehtë nga pikëpamja e SPAK, pasi vendimet e fundit ndaj Berishës dhe një numër tjetër zyrtarësh që kanë shkelur atë derë, tregojnë se ndoshta do të kemi një fushatë të çuditshme, ku partitë mund të jenë të prekshme dhe të ndërrohen kandidatë gjatë rrugës dhe kjo për shkak të një elementi të tretë si drejtësia. SPAK dhe drejtësia e re nuk po impresionohen nga afrimi i zgjedhjeve, kjo është një gjë korrekte pasi drejtësia nuk do të duhet të funksiononte me pauza. Fakti që Berisha mori një masë sigurie sërish tregon se hetimet po ecin dhe në një stad të tillë është edhe Ilir Meta. Pra kemi një situatë që provon se tashmë loja politike nuk është më bipolore, por tripolare, pozitë-opozitë dhe drejtësia e re”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!