Shtatë vendnumërime për votat e diasporës/ Zgjedhjet, mbi 3,5 milionë fletë votimi për shqiptarët brenda vendit

schedule14:21 - 4 Prill, 2025

schedule 14:21 - 4 Prill, 2025

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi këtë të premte sasinë e fletëve të cilat do të prodhohen për votimin brenda Shqipërisë. Numri i tyre do të jetë i barabartë me atë të zgjedhësve, duke i shtuar 2%, edhe përshkak të mundësisë që ndonjëra prej tyre mund të dëmtohet.

“Sasia e fletëve të votimit që do të duhet të prodhohen për çdo qark për zgjedhjet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë për Kuvend datë 11 maj 2025, duke i shtuar atë të 2% mbi numrin e zgjedhësve, është 3 534 792 fletëvotimi, kjo sipas ndarjeve të qendrave të votimi bashkëlidhur me projektvendimin”

Sa i përket votimit nga jashtë, në Parkun Olimpik do të ngrihen 7 Komisione Zonale të Administrimit të zgjedhjeve dhe 37 grupe për numerimin e votave të diaspores.

“Komisionet do të ndahen si më poshtë: Një komision për Tiranën,Një për Fierin,Një për Kukësin,Një komision i përbashkët për Durrësin dhe Gjirokastrën,Një për Korçën dhe Dibrën,Një për Vlorën dhe Lezhën,Si dhe një tjetër për Shkodrën dhe Beratin.”

Në zgjedhjet  parlamentare të 11 majit, do të ushtrojnë të drejtën e votës, 245 935 shtetas të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, ku peshën me të madhe vota e tyre pritet ta ketë në Tiranë dhe Fier. Po ashtu, Kqz miratoi hapjen e një qendre votimi brenda burgut të Rrogozhinës, për të mundësuar të drejtën e votës për 151 persona që vuajnë dënimin në këtë institucion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!