Ambasada amerikane në Tiranë “nxit këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit”. E ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones, duke komentuar zgjedhjet e ardhshme lokale, solli në vëmendje deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer në Tiranë, i cili, si theksoi diplomatja amerikane “u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë”. E ngarkuara me punë u shpreh për Zërin e Amerikës, se ambasada “mirëpret konkurrimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata. Nxisim këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet”, tha ajo. Diplomatja amerikane përshëndeti njëkohësisht “hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Një ditë më parë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë të qartë se po shkojnë drejt bojkotimit të zgjedhjeve vendore. Përveç mospjesëmarrjes, PD-ja sipas propozimit të zotit Basha do të angazhohet dhe për të bllokuar zhvillimin e zgjedhjeve./abcnews.al
Zgjedhjet lokale, reagon ambasada e SHBA në Tiranë
schedule19:14 - 19 Prill, 2019
schedule 19:14 - 19 Prill, 2019