Ka përfunduar prej disa minutash procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë. Ndrëkohë kanë dalë edhe rezultatet e para të sondazheve.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu nga PDK, do ta fitojë edhe një mandat në krye të kësaj komune pa balotazh.
Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting, Aliu ka fituar 65.50% të votave, krahas kundërkandidatit të tij nga LVV, Valon Ramadani, i cili sipas kësaj, do të marrë 23.40%.