Zgjedhjet lokale 2019/ Ja situata sipas Qarqeve (Video -Live)

schedule10:20 - 30 Qershor, 2019

schedule 10:20 - 30 Qershor, 2019

Ora 10:27 Gazetari Ahmet Zani ka raportuar se në Kurbin situata është e qetë. Në lidhje telefonike edhe kandidatja socialiste për këtë Majlinda Cara ka raportuar se situata është e qetë dhe u bëri thirrje qytetarëve për votim.

Ora 10:25 Gazetari Gjergji Figuri raporton se figuri qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimi. Pak minuta më parë ka votuar kandidati socialist Pjerin Ndreu. Ai ka falënderuar qytetarët dhe opozitën për qetësinë. E ka vlerësuar pozitiv që nuk është shënuar asnjë incident. Një maturi e qytetarëve. pjesëmarrja ështe ende e ulët.

Ora 10:20 Në Fier procesi ka vijuar normalisht dhe i qetë. Të dhënat flasin për pjesëmarrje 5% votues në Mallakastër. Është situatë e qetë.

9:00- E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Lejla Moses Oness ishte në shkollën Edith Durham si vëzhguese në ecurinë e procesit të votimit të kësaj shkolle. Ajo ka qëndruar rreth 30 minuta dhe është larguar në orën 9:00 pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.

08: 45- Në KAZAZ 35 në Tiranë ka mbërritur e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Lejla Moses Oness. Gazetarja Glidona Daci raporton se jashtë ambienteve të qendrës ka mbështetës të opozitës jashtë shkollës Edith Durham.

8:20  – Në Lushnje mbizotëron një proces i qetë. Gazetarja Anila Sefa raporton se janë shfrytëzuar orët  e para për votime. Atmosferë e qetë, janë 103 mijë votues. Janë hapur të gjitha qendrat e votimit. E njëjta situatë dhe në Divjakë.

8:15- Në Fier ka nisur procesi i votimit. Gazetarja Ardiana Mile raporton se nuk është shënuar asnjë problem. Ka një pjesëmarrje normale të orëve të para të mëngjesit.

Në Fier-Patos-Rroskovec-Mallakastër ka nisur procesi i votimit në të gjitha QV e tyre. Burimet nga 5 KZAZ -të përkatëse thanë për ABC News se janë hapur të gjitha QV, në të cilat ka filluar normalisht votimi. Nuk është regjistruar asnjë problem teknik ne lidhje me matetialet zgjedhore apo anëtarët e KQV. Në shumë qendra janë shpërndarë edhe përfaqësues të OSBE.

8:10- Në Lezhë procesi ka nisur i qetë dhe normalisht. Gazetari Gjergji Figuri raporton se ka një pjesëmarrje të ulët në votime. Është tërhequr nga gara kandidati i Bindjes Demokratike dhe kandidati i pavarur Gjon Ndoj në Mirditë dhe në garë është vetëm një kandidat.

8:05: Në Korçë procesi ka nisur normalisht. Gazetarja Daniela Zisi raporton se janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe ka pasur pjesëmarrje dhe grupe të moshës së tretë që kanë votuar.

Në Pogradec ka një problem në disa qendra. Anëtari i katërt i komisionit që i përket shoqërisë civile nuk është paraqitur dhe është e pamundur hapja e qendrave.

Aktualisht situata është e qetë dhe në bashkitë e tjera, ka pjesëmarrje të mirë për këtë orë të parë të votimit.

8:00 – Në Durrës situata paraqitet e qetë. Gazetarja Enkelejda Arapi raporton se votuesit e parë janë paraqitur për të shprehur vulolnetine  tyre. Deri më tani nuk është regjistruar asnjë incident.

07:55 Në Elbasan procesi vijon normalisht. Gazetari Fatos Salliu raporton se janë mbi 535mijë votues që do të zgjedhin kryetarët e 4 bashkive. Kandidatë socialistë do të përballen me kandidatët e Bindjes Demokratike, Aleancës Kuqezi dhe Partisë Komuniste. Deri tani procesi vijon normalisht nuk ka problematike dhe ka një fluks të votuesve.

7:50 Në Shkodër situata përgjithësisht është e qetë. Gazetari Simon Shkreli raporton se nuk janë shënuar incidente në asnjë prej qendrave të votimit. Disa qendra votimi Jnë zëvenëduasuar. Procesi ka vijuar në qendrat që janë hapur dhe nuk ka pasur probleme. Numër i ulët pjesëmarrësish në votime. Në gjithë qarkun e Shkodrës janë 429 qendra votimi, 255 Bashkia Shkodër 61 mijë votues , Vau i dejës 43 mijë votues, Pukë 37 mijë votues, Fushë Arrëz 12 mijë votues.

07-45 Në një lidhje të parë nga selia e Partisë Demokratike gazetarja Yllka Kamenica raporton se do të ketë protesta në disa KZAZ të vendit për të dhënë mesazhin që sot nuk është ditë votimesh. PD do të vazhdojë të bëjë thirrje për mospjesëmarrje në votime.

07:40 – Në Kukës procesi ka nisur i qetë dhe pa probleme. Gazetari i ABC News Bujar Muçmata raporton se ka mungesë votuesish.

Ora 07:00– Zhvillohen sot në të gjithë vendin zgjedhjet lokale 2019. Kutitë e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk marrin pjesë në këto zgjedhje

Të drejtën për të votuar e kanë 3.464.328 qytetarë për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive dhe për këshillat bashkiakë

Partia opozitare që garon për herë të parë është Bindja Demokratike dhe garon me kandidatë në 22 bashki të vendit

Në garë është Aleanca për Shqipërinë Evropiane drejtuar nga PS dhe që përmban 19 parti të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!