Zgjedhjet, KQZ jep detaje mbi procesin: Votimi elektronik i suksesshëm, problem votimi familjar

schedule18:43 - 7 Mars, 2022

schedule 18:43 - 7 Mars, 2022

KQZ njofton përfundimin e numërimit të votave në 6 bashki. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi thotë se PS fitoi në Bashkitë e Durrësit, Lushnjës, Dibrës, Rrogozhinës dhe Vorës. Bashkia Shkodër u fitua nga Shtëpia e Lirisë. Celibashi në fjalën e tij e vuri theksin te fakti që procesi ishte i qetë dhe në respektim të Kodit Zgjedhor.

“Në Vorë votimi u zhvillua nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik. Nga verifikimet mund të thuhet me bindje se ky proces është realizuar me sukses të plotë. Të paktën nga komunikimet me komisionerët nuk rezulton  të ketë pasur asnjë lloj problematike. Edhe në këto zgjedhje u aplikua sistemi i identifikimit elektronik”.

Celibashi tha se ka pasur shqetësime në lidhje me votimin familjar, kurse për shitblerjen e votës deri më tani asnjë shqetësim.

“Kemi pasur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar apo probleme të karakterit administrativ. Të paktën për KQZ nuk rezulton të ketë pasur denoncime për shitblerjen e votës. Do shihen në vijim se mbase dikush ka evidentuar probleme të tilla”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!