Shefja e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, ka dalë në një komunikim për mediat, kur ndër të tjera, bëri me dije edhe pikat të cilat ata do t’i kushtojmë rëndësi gjatë zgjedhjeve të “14 Majit.
Ndër ato pika ishin edhe raportimi i mediave apo edhe financimi i fushatës.
“Të gjithë vendet anëtare të OSBE janë zotuar për të zhvilluar zgjedhje përputhje me rregullat.
Rëndësi të veçantë mjedisit të fushatës, për të parë nëse do të ketë një fushatë efikase. Do të shohim pjesëmarrjen e grave, personave me aftësi të kufizuar dhe përfaqësuesve të pakicave kombëtar në procesin zgjedhor.
Do të shohim edhe regjistrimin e zgjedhësve dhe kandidatëve, do të shohim raportimin e mediave dhe nëse do të pengohet kjo e fundit në raportimin e zgjedhjeve.
Do të shohim më shumë kujdes dhe financimin e fushatës dhe zgjidhjen e konflikteve në lidhje me zgjedhjet”, tha Glover.r.t/abcnews.al