Zgjedhjet europiane/ Marine Le Pen thirrje Melonit: Le të bashkëpunojmë për të formuar grupin e dytë më të madh në PE

schedule11:26 - 27 Maj, 2024

schedule 11:26 - 27 Maj, 2024

Kryetarja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, i bëri një ftesë për bashkëpunim Georgia Melonit për formimin e një grupi të zgjeruar të krahut të djathtë, i cili mendohet të jetë i dytë më i madhi në Parlamentin Europian.

Partitë e ekstremit të djathtë pritet të ketënjë përformancë të mirë në zgjedhjet europiane. Megjithatë, ka dyshime të forta se cilat parti të ekstremit të djathtë do të jenë në gjendje të punojnë së bashku përtej kufijve, pasi ka një përçarje, veçanërisht në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

“Ky është momenti për t’u bashkuar, do të ishte vërtet e dobishme. Nëse ia dalim, do të bëhemi grupi i dytë në Parlamentin Europian. Mendoj se nuk duhet ta lëmë të na humbasë një mundësi e tillë”, tha ajo.

Meloni, e cila në të njëjtën kohë është sulmuar nga kryetarja e Komisionit Ursula von der Leyen, për të bashkuar forcat me PPE, ka deklaruar se është e hapur për bashkëpunim me çdo parti të djathtë.

Ftesa e Le Pen erdhi disa ditë pasi partia Identiteti dhe Demokracia njoftoi dëbimin e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të Gjermanisë pas një sërë skandalesh dhe deklaratash provokuese.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!