Zgjedhjet europiane/ Holandezët shkojnë në votime, nacionalisti Wilders shpreson për fitore

schedule09:12 - 6 Qershor, 2024

schedule 09:12 - 6 Qershor, 2024

Nacionalisti holandez Geert Wilders duket i gatshëm për fitore mëtejshme elektorale sot pasi Holanda shënon fillimin e zgjedhjeve katër-ditore të Parlamentit Europian të mbajtura në 27 shtetet anëtare të BE-së.

Partia e Lirisë (PVV) kundër emigrantëve e Wilders dhe ajo Laburiste parashikohet të fitojnë 8 vende. Kjo do të nënkuptonte një fitore të madhe për Ëilders, i cili nuk kishte arritur të siguronte një vend në zgjedhjet e mëparshme europiane në 2019.

Laburistët dhe e majta e gjelbër fituan përkatësisht 6 dhe 3 mandate katër vjet më parë.

Wilders po përfiton nga një valë mbështetjeje në Holandë, ku premtimet e tij për të goditur emigracionin dhe për të kufizuar azilin ndihmuan që ai të fitonte zgjedhjet në nëntor.

Pas muajsh bisedimesh të tensionuara, politikani 60-vjeçar muajin e kaluar siguroi një marrëveshje me tre parti të tjera konservatore për të formuar një qeveri të krahut të djathtë, e cila pritet të bëjë betimin deri në fund të muajit.

Wilders ka thënë prej vitesh se Holanda duhet të largohet nga BE, ai ndryshoi mendjen e tij pas zgjedhjeve dhe hoqi dorë nga qëllimi i tij për të mbajtur një referendum mbi anëtarësimin e vendit në BE.

Një sondazh i gjashtë do të publikohet kur votimi në Holandë të mbyllet sot në orën 21:00.Rezultatet do të shpallen kur të mbyllen qendrat e votimit në të gjitha  vendet anëtare, në mesnatën e së dielës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!